26 mijë biznese, debitore ndaj Tatimeve

Mbi 6 mijë biznese i janë shtuar gjatë gjysmës së parë të vitit listës së tatimpaguesve debitorë, për të cilët Tatimet kanë nisur mbledhjen me forcë të borxhit.

Në total, numri i debitorëve me masën e sigurimit mbi të gjitha pasuritë arrin në mbi 26 mijë.

Stoku i borxhit tatimor vlerësohet nga Fondi Monetar Ndërkombëtar se arriti në mbi 107 miliardë lekë në fund të vitit të kaluar. Edhe pse në rënie nga viti 2017, vihet re një shtim i ndjeshëm i borxhit të ri, të krijuar gjatë 12 muajve të fundit.

Këtu përfshihen të gjitha detyrimet, gjobat dhe kamatëvonesat e mbi 137 mijë bizneseve ndaj administratës tatimore. Pjesa më e madhe e këtyre sipërmarrjeve debitore janë të mbyllura apo joaktive, çka vështirëson mbledhjen.

FMN inkurajon ndryshime ligjore për të ulur këtë borxh të konsiderueshëm prej 880 milionë eurosh, që do të mundësonin pagesën me këste si dhe do të fshinin borxhin e parekuperueshëm.

Shkarkoni aplikacionin e A2