Evakuohet qyteti britanik, frikë nga shembja e digës së rezervuarit

Mijëra banorë janë evakuuar nga një qytet i vogël në Derbyshire nga frika e përmbytjeve që mund të shkaktohen përveçse nga moti i keq dhe nga shembja e mundshme e një dige të rezervuarit të Toddbrook.

Muri I digës së rezervuarit në fjalë është dëmtuar shumë si pasojë e reshjeve dhe mund të çahet nga momenti në moment duke u kthyer kështu në një rrezik për banorët e zonës.

Inxhinierët kanë instaluar dhjetëra pompa në rezervuar për të ulur sado pak nivelin e tij, por duket se përpjekjet janë minimale pasi në orët në vijim parashikohet një përkeqësim i motit.

Policia, nga ana e saj iu ka bërë thirrje të 6500 rezidentëve të mblidhen në një shkollë lokale dhe të marrin me vetë ushqime, ilaçe dhe kafshët shtëpiake pasi nuk dihet ende se sa kohë do të kalojnë aty.

Shkarkoni aplikacionin e A2