Italia, rezolutë për çeljen e negociatave BE-Shqipëri

Parlamenti i Italisë ka miratuar një rezolutë për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Lidhur me këtë nismë të italianëve, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, ka falenderuar homologun e tij, Roberto Fico, duke e cilësuar Italinë një fqinj të çmuar dhe partner të fuqishëm.

“Mirënjohje për Rezolutën në mbështetje të negociatave. Italia, fqinj i çmuar dhe partner i fuqishëm. Të bindur për mbështetjen e Italisë në KE në tetor”, shprehet Ruçi.

Shkarkoni aplikacionin e A2