Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Kryeministri vijon mbrojtjen me artistët pro shembjes së Teatrit, me Imamin sjell dhe Kadarenë

Nga A2 CNN
1 Gusht 2019, 14:20 | Politikë
Kryeministri vijon mbrojtjen me artistët pro shembjes së Teatrit, me

Kryeministri Edi Rama reagoi sërish këtë të enjte lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar me citimin  e aktorit dhe regjisorit Artan Imami, i ngjitur në atë skenë qysh “kalama”, si një ndër talentet më të spikatura të gjeneratës së re të viteve ‘80, thotë Kryeministri, i cili poston edhe qëndrimin e regjisorit Imami.

"Mua nuk më zë gjumi nga qejfi se do të bëhet një teatër i ri modern, në vend të këtyre pamjeve të tmerrshme që shohim me gjendjen aktuale. Më vjen ndër mend një takim i vitit ‘87 apo ‘88 me Ismail Kadarenë dhe ndërkohë që po bisedonim, dikush e pyeti se si duket niveli i teatrit. Ai ia kishte ngulur sytë në një qoshe të tavanit, ku po binte suvaja dhe thotë: Po ja, ashtu si kjo godinë", citon Rama Imamin, por duke sjell indirekt dhe një qëndrim të hershëm të shkrimtarit Ismail Kadare.

A2 CNN Livestream

Dita jonë