Meta: I gatshëm t’ia lë postin Mejdanit, s’kam frikë nga vota e shqiptarëve

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, u shpreh ditën e sotme se nëse i kërkohej do të ishte i gatshëm të lëshonte postin e Presidentit nëse do të ishte në funksion të zgjidhjes së krizës, ndërsa thekson se këtë do ta bënte nëse do ta zëvendësonte një person me integritet.

Ai propozoi edhe emrin e ish-Presidentit Mejdani. “Presidenti nuk ka frikë nga vota e shqiptarëve. Presidenti mund të lërë edhe detyrën e presidentit. Rexhep Mejdani, i cili jam i sigurt që ato çështje të rëndësisë kombëtare ndoshta do t’i mbronte edhe më mirë se sa unë”, tha Meta.

Më tej, ai i bëri thirrje kryeministrit të mos pengojë zgjedhjet e 13 tetorit. Meta tha se 30 qershori është rrëzuar dhe Gjykata Kushtetuese nuk mund ta kthejë më këtë vendim. “Çdo vendim i Gjykatës Kushtetuese nuk e kthen dot 30 qershorin e këtij viti. Vendimet merren për të ardhmen”, tha Meta.

Shkarkoni aplikacionin e A2