Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Meta: Kushtetuesja nuk i jep dot legjitimitet 30 Qershorit. KQZ-ja të kishte nisur punën për 13 Tetorin

Nga A2 CNN
1 Gusht 2019, 13:53 | Politikë
Meta: Kushtetuesja nuk i jep dot legjitimitet 30 Qershorit. KQZ-ja të

Presidenti Ilir Meta, gjatë një konference për shtyp, ritheksoi se zgjedhjet në datën 13 Tetor janë “të pashmangshme nga pikëpamja kushtetuese dhe ligjore”, duke shtuar se “çdo vendim i Gjykatës Kushtetuese, kur të bëhet funksionale, nuk mund t’i japë legjitimitet 30 Qershorit, për arsye se dekretet e Presidentit janë në fuqi”.

“Çdo vendim i Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretet e Presidentit do të ketë efekt për të ardhmen, jo për të shkuarën. Të drejta apo të gabuara, dekretet e Presidentit janë në fuqi. 13 Tetori është ditë e pashmangshme nga pikëpamja kushtetuese, është detyrim për t’u zbatuar nga KQZ-ja që prej kohësh duhet të kishte nisur procedurat për të ftuar partitë politike për të marrë pjesë. Të ftonte partitë që kanë dëshirë, jo ato që nuk kanë apo nuk do të kenë kurrë dëshirë për të marrë pjesë në zgjedhje”, tha Meta.

https://a2news.com/2019/08/01/meta-i-gatshem-tia-le-postin-mejdanit-skam-frike-nga-vota-e-shqiptareve/

Më tej, Presidenti tregoi se kush është në të vërtetë data e vetme që ai ka në mendje.

“Në mendjen time ekziston vetëm një datë: 18 Tetori sepse atë datë e kanë vendosur të tjerët. Qëllimi i përbashkët është që Shqipëria të bëhet si gjithë Evropa. 18 Tetori është edhe një ditë provimi sepse integrimi evropian është çështje standardesh, jo dëshirash. Theksoj vendosmërinë time për të evituar përshkallëzimin e kësaj krize. Dua të sqaroj se në 30 Qershor nuk ka patur zgjedhje të ligjshme në Shqipëri. Zgjedhjet janë në 13 Tetor dhe arsyet e dekretimit të kësaj date i dini. Ishte data më e afërt duke respektuar procedurat ligjore që do të garantonte përfshirjen në zgjedhje të të gjitha forcave opozitare që duan të marrin pjesë në zgjedhje”, u shpreh Kreu i Shtetit.

https://a2news.com/2019/08/01/meta-sqaron-paralajmerimin-e-termetit-e-kam-per-detyre/

A2 CNN Livestream

Dita jonë