Meta publikon videon e Ramës: Në vitin 2000 shërbente me devotshmëri…

Presidenti i Republikës, Ilir Meta e ka nisur ditën e sotme me një postim në “Facebook”, ku shkruan se është në mbështetje të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.

“Po ju njoh me faktin se dje i kam dërguar një letër Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, për të konfirmuar mbështetjen time në aplikimin e saj drejtuar organizatës prestigjioze “Europa Nostra” për mbrojtjen e kompleksit të Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Kombëtar Eksperimental.

Po kështu të gjitha qëndrimet e mia në mbrojtje të trashëgimisë historike e kulturore të Tiranës, kanë qenë dhe janë në koherencë të plotë për këtë çështje prej 20 vitesh”.

Bashkëngjitur këtij postimi, ai ka postuar edhe një intervistë të Edi Ramës në vitin 2000, ndërsa ishte ministër i Kulturës dhe shprehej në mbrojtje të Teatrit Kombëtar. Në këtë kohë, kryeministër ishte Ilir Meta. “Dëgjoni ju lutem kryeministrin aktual, z.Rama se si e konfirmonte këtë fakt në vitin 2000, kur shërbente me devocion të jashtëzakonshëm si ministër Kulture, në qeverinë që unë drejtoja”.

Shkarkoni aplikacionin e A2