Meta sqaron paralajmërimin e tërmetit: E kam për detyrë

Presidenti Ilir Meta sqaroi zhurmën që u krijua mbi “tërmetin apokaliptik në Ballkan” të paralajmëruar nga një sizmiolog grek, të cilin Kreu i Shtetit e citoi në një letër dërguar autoriteteve të vendit tonë.

“Lajmin nuk e kam shpërndarë unë, por ishte lajm që ka dalë te BBC, Washington Post, mediat greke dhe mediat shqiptare. E kam marrë seriozisht në konsideratë. Këtë shqetësim ia përcolla autoriteteve përgjegjëse të qeverisë që ta ndjekin dhe ta verifikojnë, jo mediave. Tani, ju e dini se kush e ka nxjerrë letrën time. Është detyra e Presidentit që të tërheqë vëmendjen për të marrë masa për parandalimin e pasojave dhe mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe pronës”, tha Meta.

Shkarkoni aplikacionin e A2