Ndërmjetësim ndërkombëtar? PD optimiste për shtatorin, Kryeministria mohon

A2 CNN ka kontaktuar me institucionin e Kryeministrisë dhe Partinë Demokratike lidhur me mundësinë e negociatave në muajin shtator.

Burime nga Kryeministria thanë se nuk pritet të ketë delegacion ndërmjetësues dhe as nuk ka asnjë negociatë që bëhet nga të huaj.

Nga ana tjetër, burimet pranë Selisë Blu i thanë A2 CNN se presin që në shtator Tiranën ta vizitojë një delegacion i rëndësishëm, me përfaqësues nga Bundestagu gjerman.

Shkarkoni aplikacionin e A2