Ndërmjetësim ndërkombëtar për krizën? PD optimiste për shtatorin, Kryeministria mohon

Analisti i A2 CNN, Afrim Krasniqi u shpreh në Ditarin e orës 09:00 se në muajin shtator pritet të vijnë të paktën dy delegacione ndërkombëtare do të mbërrijnë në shtator në Tiranë dhe sipas tij, palët do të ndryshojnë qëndrime.

Pas kësaj deklarate, A2 CNN kontaktoi me institucionin e Kryeministrisë dhe Partinë Demokratike lidhur me mundësinë e negociatave në muajin shtator.

Burime nga Kryeministria thanë se nuk pritet të ketë delegacion ndërmjetësues dhe as nuk ka asnjë negociata që bëhen nga të huaj.

Nga ana tjetër, burimet pranë selisë blu i thanë A2 CNN se presin që në shtator Tiranën ta vizitojë një delegacion i rëndësishëm, me përfaqësues nga Bundestagu gjerman.

Shkarkoni aplikacionin e A2