Partizani nuk ja del, eliminohet nga Europa League

Ekipi i Partizanit e ka mbyllur në barazim ndeshjen e kthimit të zhvilluar ndaj Sheriff Tiraspol, rezultat ky që nuk ka sjellë asgjë për të kuqtë, pasi i eliminoi përfundimisht nga kompeticioni i Europa League.

Të kuqtë e trajnerit Lerda zhvilluan një ndeshje shumë të mirë në Moldavi duke kaluar të parët në avantazh me Asanin në minutën e 29 të takimit, pas një aksioni të rrjedhshëm që erdhi nga mbrojtja.

Ekipi vendas i Sheriff u tregua më i vendosur në pjesën e dytë të takimit dhe e barazoi ndeshjen pas një goditje standarde nga N’Diaye në minutën e 63, gol ky i cili u kontestua nga ekipi i Partizanit.

Minutat e mbetura të takimit nuk shënuan asgjë të re me të dyja ekipet që gabuan disa herë para porte. Partizani kishte humbur në ndeshjen e parë përballë Sheriff Tiraspol me rezultatin 1-0.

Shkarkoni aplikacionin e A2