Pezmatimi i Bushatit, Pëllumbi: Pakënaqësitë, normale. Nuk ka ndryshim kursi

Pakënaqësitë brenda Parisë Socialiste, sekretari organizativ Arben Pëllumbi i sheh normale për sa kohë nuk ka ndryshim nga kursi i partisë.

Ai vlerëson rolin e Ditmir Bushatit në parti, duke theksuar se përveç zhurmave dashakeqëse, nuk ka asgjë shqetësuese.

“Zoti Bushati është një figurë e rëndësishme e Partisë Socialiste, anëtar i Kryesisë. Reagime të tilla mund t’i kemi të gjithë, unë nuk di që të ketë qëndrim tjetër nga kursi i partisë. Përsa kohë, në forumet e larta të partisë vazhdojnë të kenë qëndrime në unison në qëndrimet e partisë, nuk vë re ndonjë ndryshim. E rëndësishme është që cilido nga figurat e PS-së është në të njëjtën linjë me atë që ka PS-ja”, tha Pëllumbi.

Shkarkoni aplikacionin e A2