Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Presidencialet në SHBA, fituesit dhe humbësit e debatit të demokratëve

Nga A2 CNN
1 Gusht 2019, 11:47 | Bota
Presidencialet në SHBA, fituesit dhe humbësit e debatit të

Ishte sërish shënjestër sulmi. Ish-zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, këtë radhë ia doli të mbrohej kundër 9 kandidatëve presidencialë demokratë në ditën e dytë të debatit të organizuar nga CNN në Detroit.

Megjithatë, fituesi i mbrëmjes ishte padyshim senatori nga Nju Xhersi, Cory Booker. Ai u përplas me Biden për çështjen e emigracionit: “Ajo që më irriton më shumë është se nëse zotëroni një doktoraturë, mund të vini në këtë vend. Kjo është ajo që republikanët dëshirojnë, pra të vendosin emigrantët kundër njëri-tjetrit”.

Ndërsa Joe Biden u shpreh: “Ne jemi një shtet emigrantësh, të gjithë ne. Disa erdhën këtu kundër dëshirës, ndërsa të tjerë erdhën për të ndryshuar rrënjësisht jetët e tyre dhe kështu ndodhi”.

Biden pati një përplasje të fortë me Kamala Harris, e cila triumfoi në raundin e parë, por këtë herë u rreshtua mes kandidatëve humbës. Debati mes tyre ishte për sistemin shëndetësor.

“Senatorja ka disa plane të ndryshme, por janë të realizueshme për 10 vite dhe kushtojnë 3 trilionë dollarë. Ajo nuk mund ta mposhtë Presidentin Trump me qëndrime të dyfishta për këtë plan”, tha Biden.

Harris u përgjigj: “Duhet të mendoni se çfarë po thoni. Duhet të reflektoni dhe mirëkuptoni që populli amerikan dëshiron qasje në sistemin e përkujdesjes shëndetësore dhe nuk duan që kostoja të jetë pengesë për këtë”.

10 kandidatët u përplasën kryesisht dhe për padrejtësitë racore, ndryshimet klimatike si dhe drejtësinë. Sa i përket Presidentit Trump, të gjithë u dakordësuan në faktin që ai nuk duhet të shërbejë dhe për një mandat tjetër në drejtim të vendit. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu