Renditja e “Forbes 2019”, The Rock, aktori më i paguar në historinë e Hollivudit

The Rock godet sërish. Aktori dhe producenti amerikan është aktori më i paguar i vitit 2019, nga revista prestigjioze Forbes. Edhe pse jo në krye të listës së Forbes, për personalitetet më të pasura, nga yjet e Hollivudit, Dwayne Johnson është më i paguari dhe më i kërkuari i regjisorëve.

Sipas revistës, Johnson, 41 vjeç, ka siguruar vetëm në muajt e parë të viti 89.4 milionë dollarë nga filmat e tij “Hobbs & Shaw” and “Jumanji: The Next Level”. Ai ka marrë pjesë gjithashtu në shfaqjen e HBO “Ballers” që del në transmetim më 26 gusht, prej së cilës ka fituar 650 mijë dollarë për episode ndërsa do të drejtojë gjithashtu një reality show “Titan Games” që nis sezonin më 13 gusht.

Gjithsesi vetë Johnson do duhet të thyejë rekordin e vendosur vitin e shkuar, ku fitoi 124 milionë dollarë, duke u shndërruar në aktorin më të paguar të Hollivudit, në të gjithë historinë e tij. Kompania e tij e prodhimit ka siguruar edhe projekte marramendëse nga Netflix si “Black Adam”, “The King” dhe “Red Notice”. Në ndihmë i ka ardhur edhe fama, me 151 milionë ndjekës në Instagram, ku ka lancuar edhe biznesin e tij të tekilës.

“Kam punuar shumë, por as në ëndërrat e mia më të largëta nuk e kam imagjinuar kurrë që do të jem aktori më i paguar në histori” shkruan “The Rock” pas lajmit të Forbes.

Pas tij, në listën e revistës, renditet aktori me origjinë australiane Chris Hemsuorth me 76.4 milionë dollarë fitime, kryesisht nga filmi “Avengers: Endgame”. Në listën me personalitetet më të paguara të këtij viti renditen këngëtarja Taylor Swift, Kylie Jenner e cilësuar si guruja e make up në botë dhe futbollisti Lionnel Messi.

Shkarkoni aplikacionin e A2