Sa përdoret teknologjia në sipërmarrjet shqiptare?

Shtrirja e teknologjisë në sipërmarrjet shqiptare është relativisht e ulët edhe në vendet e punës.

Vetëm 26% e punonjësve të kompanive me mbi 10 të punësuar përdorën një kompjuter gjatë vitit 2018, duke shënuar rënie krahasuar me një vit më parë.

Fushat që kanë shfrytëzimin më të dobët të kësaj teknologjie janë industria përpunuese, energjia, uji dhe trajtimi i mbetjeve, ndërtimi, tregtia si dhe transporti e magazinimi.

Nga ana tjetër, kompjuterat janë përdorur më së shumti nga punonjësit e ndërmarrjeve që kryejnë aktivitetin në fushën e informacionit dhe teknologjisë, aktivitetet profesionale si dhe ato të riparimit të kompjuterave.

Ndërkaq, sipas të dhënave rezulton se 22,9% e ndërmarrjeve nuk e kanë patur një specialist në fushën e teknologjisë së informacionit, nga 22.4% që ishte krahasuar me vitin 2017. 

Shkarkoni aplikacionin e A2