SHBA sanksionon Zarifin. Ministri i Jashtëm iranian: Gjithë pasurinë e kam në Teheran

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën sanksione ndaj ministrit të Jashtëm iranian, Mohamad Xhavad Zarif.

Njoftimi erdhi nga Departamenti i Thesarit me anë të një deklarate në faqen zyrtare.

Sanksionet u vendosën me arsyetimin se Zarifi vepronte në emër të liderit suprem iranian, Ajatollah Kamenei. Për këtë masë ndëshkuese reagoi vetë ministri i Jashtëm i Teheranit, i cili thekson se nuk ndjehet aspak i shqetësuar pasi të gjithë pasurinë e ka brenda vendit.

Një koment për këtë pati edhe Presidenti, Hasan Ruhani: “Shtetet e Bashkuara po sillen si fëmijë. Pretendojnë se dëshirojnë bisedime, pa parakushte, dhe pastaj sanksionojnë ministrin e Jashtëm”. 

Shkarkoni aplikacionin e A2