“Shqiponja e zezë” në Romë arreston 17 shqiptarë, trafik droge nga Holanda

Mediat në Itali shkruajnë se policia ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Shqiponja e Zezë” në Romë, duke vënë në pranga 17 shqiptarë për trafik ndërkombëtar droge.

Sipas Tgcom, ky ishte një grup kriminal, i cili transportonte drogë nga Holanda që tashmë është shkatërruar. Ata e shpërndanin drogën më pas në sheshet dhe rrugët më të rëndësishme të kryeqytetit italian.

Gjithashtu, policia arriti të sekuestronte edhe 200 kilogramë kokainë, si edhe disa armë zjarri.

Shkarkoni aplikacionin e A2