Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

“Teatri”, Gogu: Asnjë metër katror nuk shkon te privati

Nga A2 CNN
1 Gusht 2019, 11:44 | Politikë
“Teatri”, Gogu: Asnjë metër katror nuk shkon te privati

Kryetari i sapo zgjedhur i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Toni Gogu, ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në Dita Jonë, ku ndër të tjera foli edhe për çështjen kaq shumë të diskutuar të godinës së Teatrit Kombëtar.

Kreu i Këshillit Bashkiak të Tiranës, u shpreh se asnjë metër katror nuk do të shkojë te privati.

“Patjetër që do të ruhet tradita, do të ndërtohen të gjithë heronjtë e artit tonë dhe do t’u jepet mundësi fëmijëve tanë që të shijojnë art në Teatrin Kombëtar si qytetarë të denjë Europian. Të paktën me debatin që unë kam ndjekur, e vërteta është kjo: asnjë metër katror i truallit të Teatrit sot, nuk shkon te privati. I gjithë metri katror i qëndron Teatrit. Te prona publike e bashkisë, ku po flasim për të mirën e përbashkët... ka individë që janë të gatshëm që të hyjnë në tratativë që për gjërat që mund t’u japin, janë të gatshëm të kthejnë mbrapsht diçka tjetër. Po flasim për ato prona të bashkisë, që i pamë edhe një ditë më parë, mbretëronte pisllëku dhe infeksioni. Komunitete që kanë jetuar së bashku më gjatë se ne kanë pasur momente kur kanë këmbyer pronë publike për të marrë një pronë publike më të madhe”, tha Gogu.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani