Teatri Kombëtar, Mazniku: Ndërtesa aktuale ka degraduar

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbër Mazniku, shoqëroi anëtarë të Këshillit të ri Bashkiak të Tiranës për t’u njohur me projektin e ri të Teatrit Kombëtar dhe situatën e godinës.

Sipas Mazniku, në projektin e ri për Teatrin, sipërfaqja në të cilin ndodhet ai do të mbetet po e Teatrit, madje shtoi Mazniku, Teatri Kombëtar do të përfitojë edhe 8 mije metra katror më shumë ndërtesë.

Nënkryetari i Bashkisë shtoi se ndërtesa aktuale, për shkak të vjetërsisë së saj, nuk ka asnjë mundësi për t’u restauruar pasi vetë materialet që janë përdorur, kanë degraduar.

Shkarkoni aplikacionin e A2