“Vdiq futbolli!”, replika të forta mes Braçes dhe Lilës në rrjetet sociale

Një postim i zëvendëskryeministrit Erjon Braçe në llogarinë e tij të “Instagram”-it mbi situatën aktuale në futbollin shqiptar, ka shkaktuar edhe një reagim të fortë nga ana e Andi Lilës, futbollistit të Kombëtares.

View this post on Instagram

“VDIQ FUTBOLLI”! “FUTBOLLI NE AGONI”! “SHPETONI FUTBOLLIN”! “IKU DHE NJE PRESIDENT NGA FUTBOLLI”! “TE NDERHYJE SHTETI”! “KRYEMINISTRI TE MBAJE FJALEN”! “MERRNI SHEMBULL KOSOVEN”! Keto jane parrullat ne nje jave! Po shihini keto dy faqe te kesaj gazete; eshte e sotmja! Keta dy tituj jane faktet! Bilance mizerabel, te piste e jo transparente! Gare e paracaktuar ne funksion te perfitimeve nga bastet nderkombetare! Patjeter, Qeveria do gjendet, do mbaje premtimet dhe kryeministri ka urdheruar qe paketa te jete per miratim ne shtator. Por, a mund te kete favor fiskal per bilance mizerabel, te piste e jotransparente?; a mund te kete favor fiskal per buxhete jo transparente, te hapur per financime gjithfaresh, edhe te piste?; a mund te kete favor fiskal per buxhete te keqmenaxhuar frikshem dhe terekohes me humbje te medha?; Mbi te gjitha: A mund te kete favor fiskal per ekipe ne gara te paracaktuara per qellim perfitimesh te paligjshme? (Morrem nje denim shembullor si Shqiperi dhe denoncimet sic e shihni nuk kane te sosur kohe pas kohe) Keto jane ceshtjet qe duhet te diskutojme, nje per nje! Nje insvestitor privat, i joshur nga favori fiskal, kurre nuk do te financoje nje gare te paracaktuar! Kurre! I dhimbsen parate e tija edhe pse te cliruara nga taksat. Por mbi te gjitha; Edhe mua me dhimbsen parate publike, ato qe duhet ti shkojne buxhetit te shtetit, por qe ne fakt do jene pa dobi si favor fiskal per kete “treg”!

A post shared by Erion Brace (@erionbrace) on

Teksa u referohet dy lajmeve të ditëve të fundit për situatën financiare të klubeve dhe akuzat e dënimet për trukime të skuadrave në vendin tonë, Braçe shkroi: bilance mizerabël, të pistë e jo transparentë! Garë e paracaktuar në funksion të përfitimeve nga bastet ndërkombëtare!”. Më tej, Braçe shkruan se këto janë çështjet që duhet të diskutojmë, një për një. “Një investitor privat, i joshur nga favori fiskal, kurrë nuk do të financojë një garë të paracaktuar”.

View this post on Instagram

I nderuar z. Brace. Lexova me vemendje reagimin tuaj ne te cilin here flisni si tifoz futbolli dhe here nga pozita e nje zyrtari shteti fatkeqsisht jashte realiteti. Pa dashur te hyje ne replika pa vlere jo vetem me ju zoti Brace por me asnje dashamires futbolli, por ne cilesine e Kryetarit te Sindikates se Futbollisteve Profesioniste Shqiptare shpreh keqardhje per paragjykimin qe i behet organizimit te sportit ne kete vend. Politika ne Shqiperi dhe ne vecanti Maxhoranca qeverisese qe tashme eshte absolute ne cdo nivel qeverises e ka pasur te gjithe mundesine qe te permiresonte statusin e futbollisteve ne vend nepermjet nje ligji qe do te sillte zhvillim ne kete sport ne teresi e per rrjedhoje do e bente edhe me atraktiv financiarisht dhe jo vetem, por deri me sot nuk ka bere asgje te tille. Z.zv.kryeminister: A nuk ka qene detyre e administrates tatimore qe te kontrolloj klubet e futbollit jo vetem per bilancet mizerabel por edhe per pagimin e kontributeve shoqerore e shendetsore per futbollistet. Perse z.Brace, politika kujtohet per futbollin vetem kur shkojme ne Europian apo fushata elektorale ku premtimet asnjehere nuk mbahen. A e dini se te humburit e perhereshem nga mugesa e vullnetit politik jane FUTBOLLISTET. Eshte pikerisht mungesa e vullnetit politik qe te futbolli profesionist te kete permiresime thelbesore qe na beri ne si futbolliste qe te angazhoheshim ne themelimin e Sindikates tone. Do jemi ne Z. Brace, ne opozite me te gjithe politikanet, zeri i munguar i futbollisteve, qe te gjithe ato te drejta te munguara te mos neperkemben me apo te perdoren si “lende e pare” per statuse rrjetesh sociale. Keto te drejta te neperkembura do te behen patjeter realitet nepermjet trysnise qe ne vete do ushtrojme ndaj jush si klase politike si dhe kujdo tjeter qe deri dje i ka shkelur si pa te keq. Premtimet se ne “shtator” do behet ndyshimi nuk mund te jene lajme vere. Se pari duhet te caktoni vitin se ndoshta kalon si “100 diteshi” dhe se dyti keto drafligje duhet te jene drafte ligjore te miremenduara dhe⤵️

A post shared by Andi Lila (@andilila) on

Pas këtij postimi, ka ardhur edhe një reagim nga Andi Lila. Lojtari i kombëtares shkruan në cilësinë e Kryetarit të Sindikatës së Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë. Ai i drejtohet Braçes duke i thënë se politika në vend i ka pasur të gjitha mundësitë të përmirësonte statusin e futbollistëve. Më tej, ai ngre edhe disa pyetje. “A nuk ka qenë detyrë e administratës tatimore që të kontrollojë klubet e futbollit jo vetëm për bilancet mizerabël, por edhe për pagimin e kontributeve shoqërore e shëndetësore për futbollistët? Përse z.Braçe, politika kujtohet për futbollin vetëm kur shkojmë në Europian apo fushata elektorale ku premtimet asnjëherë nuk mbahen. A e dini se të humburit e përhershëm nga mungesa e vullnetit politik janë FUTBOLLISTET. Është pikërisht mungesa e vullnetit politik që te futbolli profesionist të ketë përmirësime thelbësore që na bëri ne si futbollistë që të angazhoheshim në themelimin e Sindikatës ton”.

View this post on Instagram

PER ANDIN, FUTBOLLIN E PISTE DHE LIGJSHMERINE QE DUA! I nderuar zoti Lila! Nuk do replikoja kurre me nje futbollist-ata thjesht i ndjek ne gare, i duartrokas pa fund kur e meritojne, por meqe u prezantuat nga detyra e larte e kryetarit te pare te Sindikates se Futbollisteve, po ndaj me ju, tre kater mendime mbi ate qe lexova. E para dhe kjo eshte personale; Jo ju, por kerkush perfshi dhe ate qe e dallova mes rreshtave, nuk me thote dot se si duhet te flase! Une zotni kam lirine te them ate qe mendoj dhe e bej si dua: Prej pasionit si tifoz e s’me vjen turp hic, prej detyres egzakt kur duhet te bej detyren, teresisht e ndare me pasionin! Tani per ceshtjen; E para, une nuk paragjykoj kerkend, as individe, as ekip e as FSHF. Une i referohem fakteve! Tre vendime te Cas nuk jane paragjykim por vendime gjykate! I fundit prej tyre ka legjitimuar sistemin BFDS te monitorimit te garave te paracaktuara me qellim bastet e paligjshme! Kete ta them si shtetar mu ne mes te realitetit, por edhe si tifoz qe urren ta mashtrojne kur sheh nje ndeshje futbolli! Tani nje pyetje kam; Ju perse refuzoni te pranoni qe paracaktimi i rezultateve te nje gare, kombetare e nderkombetare, eshte nje fenomen i perhapur ne futbollin shqiptar e per te cilin flasin te gjithe? Nuk pastrohet, kurohet, permiresohet duke kapur majen e konkurences, financohet futbolli duke fshehur krimin zotni! E dyta, mua me kerkon llogari per te drejtat e futbollisteve?! Zotni e kam une gabim apo marredhenia eshte mes futbollistit, klubit, permes nje kontrate qe administrohet nga palet dhe FSHF-ja, e cila duhet ta mbroje ate kontrate?! Nese ti e di ndryshe, atehere kot qe e keni ngritur ate sindikate. Kontratat e futbollisteve kane rregullat dhe institucionet ku mbrohen e te siguroj, nuk eshte Qeveria ajo qe i garanton. Kerkund. E treta, po, ti ke te drejte, bilancet e pista jane detyre e Tatimeve. Por duhet te dish dy gjera: E para, te gjitha detyrimet e sotme ndaj fiskut i kane llogaritur tatimet, pra kane bere punen; E dyta, sa here une kam nxitur kete-sic ti ma kerkon, FSHF ka uleritur per nderhyrje politike e ka kercenuar me UEFA! Kjo eshte E VERTETA. Si tre stadiumet e kesaj qeverie! Aty luan ti!

A post shared by Erion Brace (@erionbrace) on

Braçe reagoi sërish, duke e nisur postimin e tij: Për Andin, futbollin e pistë dhe ligjshmërinë që dua! Zëvendëskryeministri thekson se nuk do të replikonte kurrë me një futbollist, por në këtë rast, ai thotë se Lila u prezantua si kryetar i sindikatës. Më tej, Braçe rendit edhe faktet që sipas tij, mbështesin postimin e tij të parë për problemet e futbollit në vendin tonë.

Shkarkoni aplikacionin e A2