Vllaznia blen një tjetër mbrojtës maqedonas

Edhe pse nisi punë me vonesë, Vllaznia po vijon përforcimet për sezonin e ri.

Klubi shkodran afroi mbrojtësin e dytë nga Maqedonia në harkun e pak ditëve. Pas Filip Gligorov, i cili iu bashkua kuqebluve pas aventurës te rumunët e Dunarea Kalarasit, tashmë ishte radha e firmës për Aleksandar Ristevskin.

29-vjeçari ka luajtur me Pobedën në elitën e futbollit maqedonas dhe ishte zgjedhje e trajnerit Mirsad Jonuz.

Mbrojtësi Ristevski bëhet blerja e pestë e Vllaznisë në merkaton e verës.

Shkarkoni aplikacionin e A2