Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Aleatët e PD, kërkesë për nisjen e procedurave për “13 Tetorin”. KQZ e shqyrton të shtunën

Nga A2 CNN
2 Gusht 2019, 12:55 | Politikë

Lëvizja Socialiste për Integrim, Partia Agrare Ambientaliste dhe Partia Republikane i kanë bërë një kërkesë zyrtare ditën e premte Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të nisë procedurat për 13 tetorin e dekretuar nga Ilir Meta për mbajtjen e zgjedhjeve vendore.

Anëtari i këtij komisioni, Bledar Skënderi, është pyetur nga gazetarja e A2 CNN, Elona Gjylmi mbi këtë çështje, duke u shprehur se ai është zyrtarisht me pushime. Sipas tij, zgjedhjet vendore janë certifikuar më 27 korrik, ndërsa zgjedhjet e ardhshme do të zhvillohen pas 4 vitesh.

Por pak pas dërgimit të kërkesës, KQZ nisi një njoftim për mediat, duke bërë të ditur se do të mblidhet të shtunën për të shqyrtuar këtë kërkesë.

Në anën tjetër, burime nga PD konfirmojnë se qëndrimi që ka ndarë kryetari i opozitës gjatë takimit me aleatët është se KQZ e ka detyrim të pashmangshëm të përgatisë zgjedhjet e 13 Tetorit.

“Shteti dhe partia janë dy gjëra të ndryshme. Ka një ndryshim rrënjësor midis të drejtës kushtetuese dhe të drejtës partiake. I vetmi akt me fuqi kushtetuese në lidhje me zgjedhjet është dekreti i Presidentit për zhvillimin e zgjedhjeve më 13 tetor. Është detyrim i pashmangshëm dhe i padiskutueshëm i KQZ-së dhe institucioneve të tjera shtetërore të përgatisin infrastrukturën për këto zgjedhje. Partitë politike, pastaj, kanë të drejtën e tyre të marrin apo jo pjesë në këto zgjedhje”, mësohet se ka thënë Basha.

A2 CNN Livestream

Dita jonë