Çmenduri në Amerikë, grushte ndërmjet sportistëve

Bejzbolli është një prej sporteve më të ndjekur në Amerikë dhe me lojtarë të cilët paguhen me shifra marramendëse. Megjithatë, edhe aty ndodh të shohësh episode skandaloze. I tillë ishte sherri në përballjen ndërmjet Sinsinatit dhe Pitsburg.

Një sherr i përmasave të turpshme, me konfrontime të ashpra fizike dhe ku nuk munguan as grushtet. Shkak ishte tensioni i vjetër ndërmjet dy skuadrave, prej ndeshjes së fundit të zhvilluar në muajin prill. Ai që e nisi sherrin ishte Amir Garret, i cili më pas u përjashtua nga loja, së bashku me shtatë lojtarë të tjerë.

Shkarkoni aplikacionin e A2