Çojnë vajzën 10 vjeçare në spital, zbulojnë se është e varur nga kokaina

Një histori e pabesueshme vjen nga qyteti italian i Monza, ku dy prindër zbuluan se vajza e tyre 10 vjeçare ishte e varur nga kokaina, pasi e çuan në spital. Prindërit shkuan për të kërkuar ndihmën e mjekëve sepse vajza e tyre kishte shfaqur kriza nervore dhe pas vizitës ata i komunikuan lajmin e rëndë për varësinë që ajo kishte ndaj drogave të rënda.

Vajza kishte shfaqur kohët e fundit ndryshim në sjellje, në shkollë nuk shkonte mirë dhe shpërthimet e saj ishin të papërballueshme. Për këtë arsye prindërit menduan që me mirë do të ishte të kërkonin ndihmën e ndonjë mjeku.

Sipas asaj që shkruan “Il Giorno”, vajza rrinte shumë shpesh vetëm në shtëpi pasi prindërit ishin në punë. Ajo shëtiste vetë dhe me shumë mundësi ka takuar njeriun e gabuar, një shpërndarës droge të paskrupull që nuk e ka pasur problem të furnizojë me drogë një të mitur. Në fillim dyshohet se i kanë dhënë drogë të lehtë dhe më pas kokainë.

Deri tani vajza nuk ka dhënë detaje për personat që e furnizonin me drogë dhe është dërguar në një klinikë të specializuar për rastet e drogës.

Shkarkoni aplikacionin e A2