Denoncimi i Boçit: Hapësira rrezikon të shndërrohet në lavatriçe gjigante

Luçiano Boçi, ish-anëtari demokrat i Komisioni Parlamentar të Edukimit, denoncoi vendimin e qeverisë për të hequr pronësinë e Universitetit të Tiranës në Kopshtin Botanik.

Sipas opozitës, qëllimi është për të ndërtuar kulla shumëkatëshe dhe për të pastruar para.

“Kjo hapësirë e madhe, 15 hektarë, rrezikon të shndërrohet në lavatriçen gjigante ku Rama dhe krimi kërkojnë të lajnë paratë e tyre të drogës dhe korrupsionit dhe ta mbushin këtë vend me kulla shumëkatëshe”.

Boçi tha se vendimi i qeverisë, jo vetëm cenon autonominë e Universitetit, por i heq Fakultetit të Shkencave të Natyrës ambientet e domosdoshme për bazë eksperimentale. Por sipas PD, i ardhur nga Rama e Veliaj, vendimi nuk përbën më surprizë. Boçi tha se me fillimin e sezonit të ri akademik, do të organizoheshin protesta nga studentët dhe pedagogët, për të mundësuar ndalimin e ndërtimit të pallateve në hapësirën prej 15 ha të Kopshtit Botanik.

Shkarkoni aplikacionin e A2