Fundi i paktit me Rusinë, SHBA do të testojë një lëshues raketor të ri

Shtetet e Bashkuara mbajnë qëndrim kundër Rusisë. Një zyrtar i lartë i mbrojtjes tha për CNN se administrata amerikane po përgatit testimin e një lëshuesi të ri raketor të lëvizshëm jo bërthamor. Pajisja është zhvilluar veçanërisht për të sfiduar Rusinë në Europë.

Lëvizja vjen ndërsa SHBA pritet të largohet nga Traktati për Forcat bërthamore me Rreze të Mesme me Moskën, pakti për kontrollin e armëve i nënshkruar nga presidentët Reagan dhe Gorbaçov, për të limituar ndërtimin e raketave me rreze nga 500 deri në 55 mijë kilometra.

“Ne nuk pengohemi më nga traktati, të cilin Rusia e shkel në mënyrë të turpshme”, tha sekretari amerikan i Shtetit, Pompeo.

Kjo është një nga çështjet e pakta ku administrata Trump bie dakord me atë të Obamës.

“Rusia ka shkelur traktatet dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë. Vlerësoj administratën Obama për ngritjen e një shqetësimi të tillë”, shtoi sekretari i Mbrojtjes, Esper.

Amerika ka pretenduar vazhdimisht shkeljen e paktit nga Rusia dhe zyrtarët e mbrojtjes pohojnë se Moska ka shpërndarë batalione të ndryshme me automjete që lëshojnë raketa, të cilat inteligjenca amerikane nuk mund t’i gjurmojë.

“Kërcënimi nuk është tërheqja jonë nga traktati, por raketat e Rusisë që janë shpërndarë në terren”, deklaroi Këshilltari për Mbrojtjen, Bolton.

Nëse tensionet do të rriten mjaftueshëm për të nisur një luftë, zyrtarët në SHBA theksojnë se në shënjestrat e Rusisë do të përfshihen portet dhe qytetet europiane.

Shkarkoni aplikacionin e A2