Indonezia tronditet nga një tërmet i fuqishëm, alarm për cunam – A2

Indonezia tronditet nga një tërmet i fuqishëm, alarm për cunam

termeiii 1100x620

Indonezia është tronditur nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.9 të premten, me epiqendër pranë ishujve Sumatra dhe Java.

Tërmeti, i cili ishte i fuqishëm edhe në kryeqytetin Xhakarta, bëri që autoritetet vendase të lëshojnë paralajmërimin për cunam. Njerëzit që jetojnë pranë bregdetit Banten, në ishullin Java, u këshilluan që të evakuohen menjëherë në zona të larta.

Ende nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale.