Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Interi në sulm, rikthehet shkëmbimi Dybala-Icardi

Nga A2 CNN
2 Gusht 2019, 14:38 | Futboll
Interi në sulm, rikthehet shkëmbimi Dybala-Icardi

Pasi humbi thuajse të gjithë objektivat kryesorë të merkatos, nga Lukaku te Cavani, Interi hidhet në sulm, për t’i dhuruar trajnerit Antonio Conte një prej lojtarëve të preferuar.

Me Juventusin që i parakaloi në garën për Lukakun, Marota tashmë po bën presing që të bindë Paulo Dybala-n të vishet zikaltër.

Argjentinasi njihet si një beniamin i trajnerit, ndërsa ndërhyrja e befasishme mund të ndikojë për të prishur akordin e Juventusit me Manchester United.

Më tepër sesa transferimin në Angli, Dybala do të preferonte të vendosej nën urdhrat e Contes. Kjo situatë bën që shkëmbimi Dybala-Icardi të rikthehet në ide që pritet të konkretizohet.

A2 CNN Livestream

Dita jonë