Iu refuzua viza nga SHBA, Dako ‘refuzon’ t’i përgjigjet zv.ndihmës sekretarit Palmer

Vangjush Dako zgjodhi të mos reagojë për vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit që i refuzoi vizën amerikane, atij dhe familjes.

Ish kryebashkiaku heshti dhe ndaj deklaratave të zëvendësndihmës sekretarit amerikan të Shtetit Matthew Palmer, i cili tha për Zërin e Amerikës se SHBA-ja ka dëshmi të forta për përfshirjen e tij në korrupsion.

Dako ishte këtë të premte i pranishëm në mbledhjen e konstituimit të Këshillit Bashkiak, ku i dorëzoi detyrën pasardhëses së tij Valbona Sako.

Ndërsa, burime për A2CNN thonë se ai do të kapërcejë pragun e Krimeve të Rënda për herë të dytë për të dëshmuar mbi dosjen ‘339′, në muajin shtator. 

Shkarkoni aplikacionin e A2