Kapet kokainë me vlerë 1 miliard euro në Gjermani – A2

Kapet kokainë me vlerë 1 miliard euro në Gjermani

Një sasi rekord prej 5 tonësh kokainë u sekuestrua nga Dogana e Hamburgut gjatë një kontrolli rutinë të zhvilluar në ditët e fundit.

Lënda narkotike u gjet e fshehur në një kontejner dhe konsiderohet si sasia më e madhe e kokainës e kapur ndonjëherë në Gjermani.  Sipas të dhënave, nëse kjo drogë do të trafikohej nëpër rrugë do të arrinte shifrën rekord të 1 miliard euro.

Kokaina u gjet e futur në 211 çanta sporti në një kontejner me fara soje që vinte nga Uruguaji dhe pas Hamburgut do të kalonte në portin belg të Antverp.

Dogana e Hamburgut gjithashtu bën me dije se kokaina e sekuestruar ishte e një cilësie shumë të pastër.

Shkarkoni aplikacionin e A2