Katy Perry gjobitet me 2.7 mln dollarë!

Gjykata e Los Anxhelosit ka shpallur fajtore për akuzën e kopjimit këngëtaren 34-vjeçare, Katy Perry.

Tashmë, këngëtarja detyrohet t’i paguajë një reperi amerikan 2.7 milionë dollarë, pasi kënga “Dark Horse” përmban disa pasazhe muzikore nga njëra prej këngëve të tij. Marcus Gray, njohur me emrin e artit si “Flame” paditi këngëtaren pasi ritmi i këngës së tij “Joyful Noise” është kopjuar nga Perry.

Sipas jurisë, këto pasazhe muzikore janë identike në të dy këngët. Vetë Perry, e cila nuk do të përballet në një gjyq federal për dëme te shkaktuara, tha gjatë dëshmisë së saj në korrik se besonte që kënga “Dark Horse” ishte tërësisht origjinale.

Kënga u krijua nga producentët dhe autorët e saj. Vendimin për të dëmshpërblyer reperin me 2.7 milionë dollarë, këngëtarja ka vendosur ta apelojë. “Dark Horse” u prezantua në 2013 si pjesë e albumit të katërt të Katy Perryt dhe si një nga hitet më të mëdha të saj.

Ajo është shitur në më shumë se 13 milionë kopje në të gjithë botën dhe videoja e këngës ishte e para e një artisteje femër që arrinte një miliardë shikime në “YouTube” dhe “Vevo”. Në total, kënga është shikuar më shumë se 2.6 miliardë herë që kur ajo është publikuar.

Shkarkoni aplikacionin e A2