Konstituimi i Këshillave, betohen kryetarët e bashkive në Kukës, Mat, Durrës e Prrenjas

Gjatë ditës së premte janë konstituuar një sërë këshillash bashkiakë në bashki të mëdha dhe të vogla. Ndryshe nga sa mund te pritej, kryetari i ri i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, pas betimit ka hyrë qetësisht në zyren e tij, pa hasur në asnjë protestë apo mosbindje nga ish kryetari që i përkiste opozitës.

Por kjo qetësi sipas PD është meritë e qytetarëve, të cilët nuk ranë pre e skenareve të qeverisë për të shkaktuar përplasje.

Në Mat, mbështetës të opozitës së bashkuar protestuan duke akuzuar kryetarin e ri të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit se po e vjedh bashkinë, ashtu si po vjedhin të gjitha bashkite e vendit.

Edhe në Prrenjas ish kryetarja Miranda Rira nuk ka pranuar të lirojë zyrën e saj për kryetarin e zgjedhur Nuri Belba, ndërsa ky i fundit është betuar para këshillit në ambientet e një shkolle 9-vjeçare.

Këshillat bashkiake janë konstituar edhe në Durrës dhe Elbasan. Kryetarja e re Bashkisë së Durrësit, Valbona sako, është betuar dhe ka marrë zyrtarisht detyrën nga ish kryetari Vangjush Dako, që drejtoi bashkinë e Durrësit për 12 vite. Ashtu sikurse edhe kryetari tjetër që drejtoi për 12 vite Qazim Sejdini i Elbasanit, i dorëzoi detyrën pasardhësit të tij, Gledian Llatja. 

Shkarkoni aplikacionin e A2