KPA e shkarkoi nga detyra, KLP hap garën për zëvendësimin e Gentian Osmanit

5 ditë pas shkarkimit nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit i prokurorit Gentian Osmani, i cili ishte edhe pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ky institucion ka shpallur vakancën për zëvendësimin e tij.

Aktualisht, KLP ka mbetur me 10 anëtarë. KLP duhet t’i dërgojë letër Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm që të rihapë garën dhe më pas të thërrasë Asamblenë e Prokurorëve.

Të drejtë për të kandiduar për anëtarë në KLP e kanë vetëm prokurorët e shkalleve të para. Po në mesditë, Komisioneri Publik njoftoi ankimimin e vendimit të KPK për prokuroren Manjola Kajana, e përzgjedhur në listën e 15 prokurorëve, për t’u bërë pjesë e SPAK.

Shkarkoni aplikacionin e A2