Leao: Milani skuadër e fortë, e zgjidhja gjithmonë në “Play Station”

Milani ka zyrtarizuar tashmë edhe transferimin e sulmuesit portugez nga Lille, Rafael Leao. 20-vjeçari ka folur si një lojtar kuqezi, duke thënë se gjithmonë zgjidhte skuadrën nga Milano në “Play Station”. “Ata ishin shumë të fortë dhe kanë fituar disa herë Champions League”, ka thënë Leao në një video.

“Në të kaluarën, këtu kanë luajtur lojtarë të mëdhenj që kanë shkruar historinë e futbollit, të cilët unë i kam ndjekur nga televizori. Maldini, Rui Costa, Seedorf e Kaka, për mua është një nder i madh të jem këtu.

Më tej, Leao ka folur edhe për karakteristikat e tij si futbollist, por edhe pozicionin që i pëlqen të luajë në fushën e lojës.

“Të luash me dy sulmues të jep më shumë mundësi për të shënuar, por unë do të jap kontributin tim në cilindo pozicion që do të më vendosë trajneri. Piatek është një sulmuesi i shkëlqyer. Ai e tregoi këtë me Genoa-n dhe vazhdoi edhe me Milanin. Shpresoj t’i jap shumë asiste. Unë jam i shpejt, më pëlqen të driblojë, realizoi asiste, por jam i aftë gjithashtu të shënojë”, tha Leao.

Shkarkoni aplikacionin e A2