Masakër në Kroaci, vriten 6 persona në banesë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në një lagje të Zgrebit, kryeqytetit të Kroacisë.

Në atë që mediat kroate e kanë quajtur “masakër”, tre gra, dy burra dhe një fëmijë 10 vjeç, u gjetën të vdekur në një banesë në lagjen Kajzerica.

Policia iu përgjigj menjëherë raportimeve për të shtëna në një banesë, por kur shkoi në vendngjarje gjeti vetëm një fëmijë 7 muajsh të gjallë dhe të palënduar. Më tej, policia nisi një operacion për arrestimin e autorit të kësaj masakre. Disa orë më vonë, policia njoftoi se autori i dyshuar kishte vrarë veten.

Mediat kroate raportojnë se autori i dyshuar i kësaj ngjarje ishte bashkëshorti i njërës prej viktimave.

Shkarkoni aplikacionin e A2