Nga Hollywood në TK, Arben Bajraktaraj i bashkohet betejës së artistëve

Aktori shqiptar i njohur në Hollivud, Arben Bajraktaraj, kohët e fundit ka mbërritur në Tiranë.

Në axhendën e tij përfshihej interpretimi në Za Fest në edicionin e tretë të festivalit të traditës që edhe këtë vit mbahet në Theth. Por qëndresa e artistëve e ka bërë të kthejë kokën edhe drejt këtij sheshi beteje.

“Marko nga Tropoja” i është bashkuar skenës së teatrit. Me disa vargje, Bajraktaraj, i ftuar nga Budina me të cilin kohët e fundit ka realizuar edhe filmin “Streha mes Reve”, i është bashkuar qëndresës dhe ka interpretuar mbrëmë, në skenën e Teatrit Kombëtar.

Artisti shqiptar, i njohur edhe në Amerikë, ka interpretuar pak nga vargjet e “Shtëpia e sëmure”, vëllimit poetik të Teki Dervishit, ndërsa skenën ia ka lënë mikut të tij Bob Berkey, një aktor animues.

Kjo është shfaqja e dytë që i bashkohet qëndresës dhe hap dyert e ndërtesës që qëndroi mbyllur për thuajse një vit. Por nuk është shfaqja e fundit.

Robert Budina e konfirmoi këtë nga studio e A2 CNN. Budina thekson se ky festival teatror do të zhvillohet brenda dhe jashtë sallës së madhe të teatrit, në varësi të kushteve.

Shkarkoni aplikacionin e A2