Përplasje me armë në Elbasan, plagosen 3 persona

3 persona kanë mbetur të plagosuri si pasojë e të shtënave me breshëri automatiku në qytetin e Elbasanit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në ambientet e jashtme të një lokali, pranë pallatit të sportit “Tomorr Sinani”.

Si pasojë e të shtënave kanë mbetur të plagosur shtetasit Fezi Ago, Mihal Locashi, dhe Elton Cerriku. Dy nga të plagosurit kanë marrë plagë në këmbë ndërsa njëri prej tyre pranë syrit.  Ata janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme

Sipas grupit hetimor, personat kanë qenë të ulur në ambientet e lokalit, ku mësohet se ka nisur dhe përplasja që çoi deri në përdorimin e armëve.

Forcat e policisë kanë ngritur postblloqe në disa pika të qytetit për të ndaluar autorët e kësaj ngjarje të rëndë.

Shkarkoni aplikacionin e A2