Prokuroria kërkon konfiskimin e llogarive të ish gjyqtarit Shkëlqim Miri

Në Gjykatën e Krimeve të Rënda është rikthyer çështja për ish gjyqtarin Shkëlqim Miri.

Prokurori Klodian Braho,  ka kërkuar që ish gjyqtarit Miri t’i konfiskohen paratë dhe llogaritë bankare që i janë gjetur dhe bëhet fjalë pikërisht për 171 mijë euro, 1000 dollarë dhe 9.6 milionë Lekë.

Braho ka kërkuar që administrimi dhe përdorimi i pasurisë së Mirit t’i ngarkohet Erion Rickut, administrator i agjencisë së pasurive të konfiskuara.

Shkëlqim Miri u arrestua nëntorin e vitit 2017 për korrupsion, Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi me 2 vite e 8 muaj burg gjyqtarin e Apelit të Tiranës. Ndërkohë që Apeli vendosi që të ulë 8 muaj burg.

Shkarkoni aplikacionin e A2