Rama: Fjalën time s’e merr kurrë era, “Air Albania” drejt qiejve të Europës

Me anë të një postimi në “Facebook”, kryeministri Rama ka bërë të ditur se në fillim të vjeshtës, kompania “Air Albania” do të nisë fluturimet në drejtim të Italisë.

“Hë tani jepini, filloni shani e përqeshni sa të doni, si zakonisht Po të paktën, futeni mirë në kokë, se kur unë them KJO DO BËHET, është vetëm çështje kohe, pune, mundimi e durimi, por fjalën time s’e merr kurrë era

Dhe mos e harroni, se nga e thëna në të bërë është në mes një det i tërë; herë i ngushtë e herë i gjerë, herë i qetë e herë me trazime që të vonojnë; nganjëherë edhe me furtuna e tallaze që të ndryshojnë trajektoren, po jo qëllimin nëse nuk dorëzohesh”, shkruan Rama.

Me tej, Kryeministri bën thirrje për besim dhe durim. “Prandaj BESIM dhe DURIM miq, se do t’i bëjmë, së bashku, të tëra ato që kemi në dorë t’i bëjmë për Shqipërinë që duam”.

Shkarkoni aplikacionin e A2