Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Rrëshqitje në tunelin e Rrugës së Arbrit, ministrja kërkon zbatim të afateve

Nga A2 CNN
2 Gusht 2019, 14:23 | Aktualitet
Rrëshqitje në tunelin e Rrugës së Arbrit, ministrja

Punimet në rrugën e Arbrit janë përballur me vonesa për shkak të rrëshqitjeve në tunelin e Murrizit, një prej veprave më të rëndësishme me gjatësi 3.2 kilometra. Sipas inxhinierëve të projektit, rrëshqitja në këtë zonë është mbi 60 metra, çka ka detyruar pezullimin e punimeve në hyrje të tunelit dhe vazhdimin me pjesën pas daljes.

Pas investigimeve, specialistët pritet t’i sjellin dy variante Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për zgjidhjen e situatës. Por, pavarësisht opsionit që do të ndiqet, ministrja Belinda Balluku kërkoi përfundimin e projektit para afatit.

“Për sa kohë marrim vendime, të cilat do të jenë të bazuara në fakte teknike, sigurisht zgjidhja do jetë e mirë. Është një zgjidhje komplekse. Nuk e vëmë në dyshim që do na harxhojë pak më shumë kohë, por ndërkohë jemi zotuar që ky projekt i gjithi duhet të mbarojë para afatit dhe shpresojmë që rezultatet që do dalin nga i gjithë sondimi që ju po bëni në nëntokë të jenë rezultate të cilat na japin një zgjidhje që nuk do na marri shumë kohë. Megjithatë, siç ju thatë, ne kemi një plan B për krijimin e një bypass-i mbi këtë tunel në rast se nuk do kemi mundësi për të proceduar më tutje”, nënvizoi Balluku.

Sipas qeverisë, Rruga e Arbrit pritet të përfundojë plotësisht në pranverën e vitit 2021.

A2 CNN Livestream

Dita jonë