Shpenzimet e deputetëve, sa kanë harxhuar ligjvënësit 4 muajt e fundit?

Qershori ka qenë një muaj elektoral, ndaj dhe deputetët nuk janë kursyer në mungesa. Për t’u marrë me menaxhimin e zgjedhjeve.

Damian Gjiknuri kryeson listën me mospraninë e tij, gjatë muajit impenjativ qershor, me 10 mungesa. I ndjekur nga Lefter Koka, Gjetan Gjetani e Fatmir Xhafaj.

Në 4 muajt e fundit, Lefter Koka rezulton të jetë një përsëritës përsa i përket pranisë së pjesshme në Kuvend. Po ashtu, dhe Tom Doshi. 4.8 milionë lekë u janë mbajtur deputetëve nga pagat e qershorit veteëm për shkak të këtyre mungesave.

Shifra më e lartë që pas dorëheqjes së ish-deputetëve të PD e LSI, të cilët aplikonin periudha të gjata bojkoti. Por, ata e kane balancuar përfitimin mujor, me bonuse, dieta dhe honorare. Spartak Braho, sipas të dhënave zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë, rezulton të jetë deputeti me përfitimet më të mëdha gjatë qershorit, mbi 217 mijë lekë mbi pagën mujore.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe nënkryetari Murrizi dhe Sadri Abazi i PS-së rezultojnë të jetë me të  penalizuarit. Gjatë majit, rekordin e përfitimeve me të njëjtën shumë si Braho, e mban Lefter Maliqi.

Gjatë gjithë sesionit plenar, deputetët me përfitimet më të mëdha, janë ata të Komisionit Parlamentar të Ligjeve.

Gjatë marsit e prillit fatura që Kuvendi ka paguar për pagat mujore të deputetëve ka qenë ndër më të ulëtat e viteve të fundit. Kjo për shkak se me gjithë zëvendësimet e reja, në mars kishte 88 ligjvënës, ndërsa në prill 99 të tillë.

Por, ajo që bie në sy, sipas të dhënave të Kuvendit në mars, fatura e përfitimeve e bonuseve ishte me e lartë se ajo e pagave. Depuetët e LSI-së edhe pse të dorëhequr që prej 25 shkurtit, rezultojnë të kenë përfituara dieta, ndërsa ata të PD-së jo. Dieta e përfitime rezultojnë të kenë marrë dhe zëvendësuesit e tyre nga e njëjta listë, që morën mandatet gjatë marsit. Të kontaktuar nga A2 CNN, ish-deputetët e LSI-së thonë se janë dietat e muajit shkurt, kur ishin ende në detyre, por të vendosura nga Kuvendi në te dhënat e marsit, për të bërë diversion me PD-në.

Shkarkoni aplikacionin e A2