Talenti i Shpresave në Segunda Division, legjenda Roberto Carlos i uron fat

Talenti i Shpresave të Shqipërisë, Kleandro Lleshi ka hedhur një hap të madh në karrierën e tij duke kaluar për sezonin e ardhshëm tek ekipi i Fuenlabrada, në Ligën e Dytë spanjolle.

Lajmi u dha nga vetë lojtari përmes një postimi në rrjetet sociale ku tregoi se ekipi i dytë i Leganes ku luajti sezonin e fundit, e ka huazuar për një vit tek Fuenlabrada. Mesfushori 20 vjeçar falenderoi ekipin e ri për besimin e dhënë dhe premtoi se do të japë më të mirën e mundshme.

Kalimin e talentit të Shpresave të Shqipërisë tek Fuenlabrada e komentoi dhe legjenda e futbollit brazilian Roberto Carlos, i cili përmes një videomesazhi i uroi fat në aventurën e tij të re.

Shkarkoni aplikacionin e A2