U eliminua nga Europa League, klubi nga Kosova shkarkon trajnerin

Eliminimi nga turi i dytë i Europa League nga sllovakët e Slovan Bratislavës i ka kushtuar trajnerit të Feronikelit, Zekerie Ramadani.

Presidenti Naser Ramaj vendosi të largojë nga detyra e trajnerin 41 vjeçar nga Shkupi edhe pse sezonin e kaluar fitoi të dy trofetë me skuadrën nga Drenasi, kampionatin dhe Digitalb Kupën e Kosovës

Klubi ka falenderuar trajnerin për punën e bërë dhe i ka uruar suksese në vazhdimin e karrierës.

Shkarkoni aplikacionin e A2