Vendimi i DASH, Basha: Rama hesht për Dakon, është “bankomati” i tij personal

Kreu demokrat, Lulzim Basha, vijon akuzat ndaj Kryeministrit Rama për heshtjen ndaj vendimit të DASH për ish-kryebashkiakun Dako.

Me akuzën se reagimi i Ramës mungon për shkak se Dako është bankomati i tij personal, Basha thotë se pa ndëshkim të zyrtarëve të korruptuar nuk mund të këtë drejtësi dhe as demokraci.

Në një video të postuar në “Facebook”, Basha shkruan: “Edi Rama hesht që SHBA e shpalli Dakon të korruptuar. Rama sulmoi VOA që të mbronte vjedhjen e zgjedhjeve nga Vangjush Dako një kryebashiak i korruptuar. Edi Rama dhe Vangjush Dako janë një. Duke mbrojtur Dakon, Rama mbron pushtetin dhe pasurinë e vet të paligjshme. Pa ndëshkimin e Dakove, që vodhën zgjedhjet, nuk do të ketë demokraci dhe drejtësi”.

Shkarkoni aplikacionin e A2