Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Vendosnin gjoba në kryeqytet, pranga “Përsëritësve”

Nga A2 CNN
2 Gusht 2019, 20:26 | Kronikë
Vendosnin gjoba në kryeqytet, pranga

Sektori i Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë e Tiranës, nën drejtimin e Prokurorisë kanë arrestuar 2 persona dhe shpallën në kërkim një të tretë për gjobëvënie.

Në fund të operacionit “Përsëritësit” u vunë në pranga E.G. 30 vjeç, me precedent të mëparshëm në fushën e gjobëvënies, I.B. 8 vjeç, si dhe u shpall në kërkim një 35 vjeçar. Arrestimet u bënë të mundura pas një pune të mirë-organizuar disa javore duke përdorur dhe metoda speciale hetimi.

Këta shtetas dyshohet se i kanë vendosur gjobë 12.000 euro një shtetasi, të cilit i kanë marrë 7.500 euro.

Materialet do t'i kalohen për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë për Krime të Rënda për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie, e kryer në bashkëpunim".

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani