Zgjedhjet në Kosovë, Veseli cakton të hënën seancën për shpërbërjen e Kuvendit

Të hënën, parlamenti i Kosovës do të shpërbëhet duke i hapur zyrtarisht rrugën zhvillimit të zgjedhjeve të parakohshme. Njoftimi erdhi nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i cili ka thirrur mbajtjen e një seance plenare.

Megjithatë një komunikatë paksa kontroverse ka ardhur nga presidenti Hashim Thaçi. Ai përmes një shkrese zyrtare, dërguar Kadri Veselit, kërkon zyrtarisht propozimin e një kandidati të ri për ta mandatuar për formimin e qeverisë së re.

Ky vendim është kritikuar gjerësisht nga partitë opozitare, të cilat bëjnë thirrje për caktimin e një date për zgjedhjet parlamentare.

Shkarkoni aplikacionin e A2