Aksioni kundër informalitetit, Braçe: Asnjë prej bizneseve nuk do të tolerohet

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ishte sot në Porto Romano, ku inspektoi vijimin e aksionit kundër informalitetit në disa karburante.

Sipas numrit dy të qeverisë, asnjë prej bizneseve nuk do të tolerohet.

“Ne duam që çdo subjekt, në çdo treg, të kryejë një transaksion të ligjshëm, për të cilin të lëshojë kupon tatimor. Ne do të çojmë deri në fund zbatimin e ligjit në këtë aspekt. Ka ndodhur më herët që është kryer veprimtari kriminale, prokuroria është duke u marrë me këtë çështje dhe janë arrestuar përgjegjësit e parë që bënin manipulimin e sistemeve të transmetimit të kasave fiskale, duke i kaluar ato në manual dhe duke kryer një shmangie të madhe fiskale. Kërkoj që të zbatohet ligji dhe të mos telefonojnë askënd”, tha Braçe.

Shkarkoni aplikacionin e A2