Akuzat për korrupsion, Messi-n e bëjnë shembull!

Kapiteni i Argjentinës, Lionel Mess-i, ka marrë një dënim të rëndë duke u përjashtuar për 3 muaj nga futbolli ndërkombëtar pasi ngriti akuza për korrupsion gjatë Kupës së Amerikës, ku Argjentina e tij u mund 2-0 nga Brazili në gjysmëfinale.

Futbollisti 32-vjeçar i Barcelonës u ndëshkua me kartonin e kuq në fitoren 2-1 të kombëtares së tij në ndeshjen për vendin e tretë dhe të katërt ndaj Kilit dhe më vonë hodhi akuza se Federata po mbështet Brazilin.

Gjithashtu, ai është gjobitur me 50 mijë dollarë nga Conmebol. Megjithatë, ai ka 7 ditë afat për të apeluar këtë ndëshkim të rëndë.

Nëse apeli nuk do të ndryshojë këtë ndëshkim, Messi do t’i mungojë Argjentinës në miqësoret kundër Kilit, Meksikës dhe Gjermanisë në shtator dhe tetor.

Shkarkoni aplikacionin e A2