“Artur Metani për ILD”, Gjata: Është antikushtetuese kandidatura e tij

Kandidatura e ish-këshilltarit juridik në Presidencë, Artur Metanit, në një nga organet e reja të drejtësisë, për PD është skandali i radhës së Kryeministrit Rama.

Për të kapur drejtësinë, thotë Çlirim Gjata nga selia blu, po shkelet Kushtetuta.

“Artur Metani është në kushtet e ndalimit kushtetues dhe ligjor. Ai ka mbajtur pozicionin e këshilltarit juridik të Presidentit të Republikës në periudhën maj 2002-korrik 2012. Në këto kushte, kualifikimi i Artur Metanit nga KED si një nga kandidatët kryesorë për postin e inspektorit të lartë të drejtësisë është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin në fjalë. Por KED drejtohet nga dyshja besnike e Ramës, Dvorani-Arta Marku. Kërkojmë nga KED  që ta rishikojë këtë vendim”, tha Gjata.

Shkarkoni aplikacionin e A2