Basha publikon videon e përgjimeve dhe i shtron disa pyetje Ramës

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka publikuar pasditen e së shtunës nw Facebook një nga videot e përgjimeve të “BILD”-it për blerjen e votave.

Basha gjithashtu i drejtoi disa pyetje Ramës në rrjetin social.

“Pse hesht hajduti psiqik për bankomatin e tij personal? Pse fshihet përditë pas mashtrimeve për 6 kullat 200 milionë euro dhe nuk belbëzon asnjë fjalë për Dakon? Pse ka emëruar e po emëron vetëm kamikazë dhe shërbëtorë të krimit dhe të hajdutëve me pushtet në prokurorinë dhe drejtësinë e kapur? Përgjigjet i gjeni vetë në fjalët e treshes Rama-Dako-Avdylaj”, lexohet në postimin e Bashës.

Shkarkoni aplikacionin e A2